Pse nuk lejohet t’i fryhet ushqimit të nxehtë?

Fryerja e ushqim të nxehtë për ta ftohur. Kjo është një praktik e zakonshme të cilën e përdorin shumë njerëz, e sidomos fëmijët, çdo ditë.

Ne e dimë se Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, na ka ndaluar këtë veprim, dhe e dimë se asnjë fjalë e tij nuk ka qenë pa arsye.

Faktet shkencore tregojnë se në trupin tonë gjendet një baktere “miqësore”, e cila është vendosur në fyt, dhe në dallim nga bakteret e dëmshme ndihmon trupin tonë të mbrohet kundër sëmundjeve të caktuara.

Por, kur njeriu fillon të fryej, kjo baktere, bashkë me ajrin, del nga zgavra e gojës, dhe kur ajo vjen në kontakt me sipërfaqen e nxehtë transformohet në baktere të dëmshme, dhe ndihmon formimin e qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancer.

Prandaj, për shkak të kësaj, këshillohemi të mos i fryejmë ushqimit apo pijeve të nxehtë për t’i ftohur. Abdullah Ibn Abbasi ka thënë: “Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar të merret frymë ose të fryhet mbi enë” Transmeton Ebu Davudi./Mesazhi/