PSD me rezolutë: Kuvendi të jetë përgjegjës në dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka nisur debatin parlamentar për dialogun me Serbinë, me kërkesë të Partisë Social Demokrate, e cila ka propozuar një rezolutë me të cilën Kuvend merr përgjegjësinë për dialogun, si dhe miraton platformën shtetërore për dialogun.

Deputeti Visar Ymeri tha se kanë kërkuar këtë debat si çështje urgjente para takimit të fundit të Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Hashim Thaçi prapë po ngutet të vazhdojë dialogu me Serbinë si përherë pa kurrfarë përgatitje dhe pa kurrfarë diskutimi politik, thuajse asgjë nuk ka ndodhur në procesin e deritashëm. Sa për të iu kujtuar ky dialog prej që na nisur dhe së fundmi na ka ndryshuar emrin politikë nga republika në fusnotë, na ka fuqizuar praninë e Serbisë në Kuvend e Qeveri përmes listës serbe dhe së fundmi rrezikojë të na kthejë me kokë poshtë rendin kushtetues”, tha ai.

Ymeri propozojë edhe një rezolutë, pasi është e rëndësishme që Kuvendi ta ketë të drejtën për dialog me Serbinë.

Po ashtu, në rezolutë, sipas tij, thuhet se me votë Kuvendi e mandaton bartësin dhe bartësit të cilët marrin vendim vetëm në koordinim me Kuvendin.

Kuvendi ka të drejt ta shkarkoj bartësin dhe kuvendi themelon një komision mbikëqyrës të dialogut të prirë nga opozita.