Protestuesit në Haiti kërkojnë dorëheqjen e Presidentit, 4 të vdekur

Demonstruesit e opozitës në Haiti kanë djegur goma dhe hedhin gurë, duke i kërkuar presidentit Jovenel Moise të japë dorëheqjen.

Të paktën katër vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në katër ditë protesta në kryeqytetin Port-au-Prince dhe në qytete të tjera.

Shumë haitianë akuzojnë Presidentin Moise dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këtë javë.

Trazirat kanë detyruar kryetarët e komunave në disa qytete për të anuluar festimet e karnavaleve që duhet të ndodhin në fillim të marsit./Ora News