Protestuesit irakianë hyjnë në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad

Protestuesit irakianë, të cilët protestojnë kundër sulmeve të Washingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani, kanë hyrë në ambasadën amerikane në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, protestuesit i vunë zjarrin murit të ambasadës.