Protestuesit futen në Kuvendin e Maqedonisë

Situata në Kuvendin e Maqedonisë është tensionuar tejmasë pas votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë nga ana e shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur mediat, protestuesit e shoqatës ”Për Maqedoni të Përbashkët” po bëjnë çmos që të futen brenda objektit të Kuvendit. Mediat proqeveritare e konsiderojnë se bëhet një grushtshteti me këtë rast.

Protestuesit kanë arritur që të afrohen në derët hyrëse të Kuvendit, ndërkaq një numër i tyre kanë arritur që të futen në Kuvend.

Policia e gjithë kryeqytetit është nisur kah objekti i Kuvendit të Maqedonisë. Reporteri i Telegrafit informon për gjendjen aktuale në qytet ku të gjithë.

Njësitet e policisë janë drejtuar kah objekti i Kuvendit./