Protestojnë studentët, kërkojnë liberalizimin e vizave

Përfaqësueses të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, sot protestojnë për të kërkuar liberalizim të vizave. Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’u bashkohen. Protestuesit do të takohen te Biblioteka Kombëtare, në ora 12:00. Studentët kanë protestuar edhe më herët duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.