Protestojnë punëtorët e IMN Kosova, kërkojnë 20 përqindëshin

Punëtorët e “IMN Kosova”, sot do të protestojnë para zyrave të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me fillim nga ora 11:00.

Arsyeja e kësaj proteste është mos pagesa e 20% përqindëshit për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje. Punëtorët kanë protestuar edhe herë të tjera me kërkesën e njejtë.