Protestojnë edhe punëtorët e konvikteve

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët teknik të kompanisë “Beni” që kryejnë shërbime në Konviktet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë sot para drejtorisë së QS-së.

Kërkesat e punëtorëve janë kthimi nën menaxhimin e Qendrës Studentore si dhe kërkojnë kontributet e tyre te fituara vite me radhë.

Protesta mbahet në ora 11:00.