Protesta kundër Al-Sisit në Egjipt

Qindra egjiptianë të premten organizuan protesta në Kajro dhe qytete të tjera të vendit kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët u mblodhën në disa lokacione, përfshirë sheshin Tahrir në kryeqytet dhe brohorisnin parulla antiqeveritare.

Platforma të ndryshme të mediave sociale dhe kanale antiregjimit që transmetojnë nga jashtë, shpërndanë video të demonstratave.

Ata poashtu raportuan se disa nga protestuesit janë arrestuar.

Hashtag-u # Sheshi #Tahrir(#Tahrir Square hashtag), nën të cilin përdoruesit postuan nga Twitteri kundër Sisit, u bë temë në trend në Twitter menjëherë pasi filluan protestat.

Ndërkohë, mediat lokale raportuan se djali i ish-kryetarit të Parlamentit Saad al-Katatni, i cili aktualisht është i burgosur, është arrestuar.

Në fillim të vitit 2011 pas 18 ditësh protestash, Hosni Mubarak, i cili sundoi Egjiptin për tre dekada, përfundimisht u detyrua të tërhiqej dhe të hiqte dorë nga ushtria egjiptiane.

Mohamed Morsi u bë kreu i parë i shtetit në historinë egjiptiane i zgjedhur në mënyrë demokratike duke fituar zgjedhjet e para presidenciale pas revolucionit në vitin 2012.

Më 30 qershor të vitit 2013, dhjetëra mijëra njerëz të nxitur nga mediat morën pjesë në demonstratat kundër Morsit, ndërsa pasuesit e Morsi dolën në rrugë në mbështetje të presidentit të zgjedhur.

Tre ditë më vonë, ushtria rrëzoi dhe burgosi Morsin në një grusht shteti të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Sisi. Një vit më pas, Sisi u zgjodh president.

Pas rrëzimit të Morsit, autoritetet filluan një sulm të pamëshirshëm ndaj mospajtuesve politik, duke vrarë ose burgosur mijëra mbështetës të Morsit dhe anëtarët e Vëllazërisë së tij të ndaluar Muslimane. Dhjetëra të rinj u dënuan me vdekje për akuza “të motivuara nga politika” dhe dhuna ndodhi pas grushtit të shtetit.

Morsi ndërroi jetë në qershor derisa qëndronte në gjyq për akuza të ngjashme me motive politike.