Promovohet libri “Qytetërime dhe Qytete” e profesorit Ahmet Davatogllu (Foto)

Shtëpia Botuese Logos A ishte vendi ku themeluesi i kësaj të fundit Ismail Bardhi, bëri hapjen e prezantimit të librit të ish kryeministrit të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllut, të titulluar “Qytetet dhe qytetërimet”, të botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Logos A.

Në shenjë afërsie, Profesori Bardhi iu drejtua ish kryeministrit turk si vëlla, duke e falënderuar atë për prezencën e tij.

Fjalimin e tij, profesori Bardhi e filloi me “Bismil-lah”, duke theksuar se esenca e qytetërimeve, duhet të jetë njeriu. Kurse profesori Davutogllu tha se është një ndjenjë e veçantë që është në Shkup, duke e cilësuar këtë qytet si vendlindje të tij.

Kënaqësia është e veçantë, theksoi Davutogllu, që shkaku i vizitës është libri, respektivisht debati rreth librit./Mesazhi/