Prokuroria u cakton masën e ndalimit për 48 orë 7 të dyshuarve për fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë të dyshuarit për përfshirje në Fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, ka ndaluar personat me inicialet I.O., I.B., A.Th., M.M., Rr.H., E.L., dhe Z.J., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 340 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Siç thuhet në njoftim, gjatë aplikimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës së

Gjykatës, më 20.05.2019, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarit e lartcekur.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, ndaj të cilëve pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.