Prokuroria me detaje shtesë për vrasjen në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan raporton se ende nuk dihen motivet e vrasjes atje, ku një polic e vrau një person rreth orës 04:50 minuta të mëngjesit të sotëm.

Megjithatë, bëhet e ditur se deri tek kjo dyshohet se erdhi pas një aksidenti në komunikacion, kur i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjilan.