Prokuroria jep sqarime rreth avokatit Halilaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se sot kishte ftuar për intervistim Gazmend Halilajn, avokat që mbrojti mësuesin nga Drenasi, dhe se i njëjti nuk ishte arrestuar.

Sipas Prokurorisë, intervistimi i avokatit Halilaj është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares nga Drenasi.

“Prokuroria e Prishtinës, ju njofton se për këtë çështje vendosim ne duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk biem në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë. 

Ky institucion ka kërkuar mirëkuptim për punën e prokurorëve pasi mund të pengohet apo dëmtohet rrjedha normale e hetimeve