Prokurori tërheq dëshminë e Kadri Veselit, Kurti dhe Kadaj-Bujupi përjashtohen nga salla

Prokurori i çështjes tërheq dëshminë e Kadri Veselit në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të VV-së Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar të akuzuar ku gjyqtari Beqir Kalludra ka përjashtuar nga salla Albin Kurtin dhe Donika Kadajn-Bujupin për shkak të vërejtjeve të tyre ndaj këtij privilegjimi të Veselit.

Gjyqtari ka përjashtuar nga publiku edhe deputetët Adem Mikullovci, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi dhe Xhelal Sveçla.

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së po mbahet pa praninë e gazetarëve ndërsa sot ka dëshmuar deputeti Armend Zemaj.