Prokurori Jashari jep detaje për gjetjen e trupit të Malësor Dashit

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka thënë se kufoma e Malësor Dashit është gjetur i zhveshur në lumin Lepenc për shkak të qëndrimit në ujë.

Ai ka theksuar se kërkimet për viktimën e dytë janë duke vazhduar.

“Pas kërkimeve është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashit dhe është dërguar për obduksion në Prishtinë. Ka qenë aksident komunikacioni. Kufoma ka qenë i zhveshur kur është gjetur për shkak të qëndrimit në ujë”, ka thënë prokurori i rastit.

Jashari ka shtuar se kufoma nuk ka pas dëmtime në pjesën e epërme, mirëpo në pjesën tjetër të trupit ka pasur thyerje.