Projektligji për FSK-në dërgohet në Qeveri

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se me vendim unanim, do të procedohet projektligji për FSK në Qeveri.

“Me vendim unanim do të procedohet projektligji për FSK-në në Qeveri.Presim shumë shpejt që të kthehet në Kuvend”, është shprehur VeseliVeseli ka thënë se Kosova ka pritur mjaft për formimin e Ushtrisë së saj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka ftuar Listën Serbe që të kthehet në Kuvend sepse aty e kanë vendin, por sipas Veselit, vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës e vendosin qytetarët e saj.

Ai ka komentuar edhe letrën e ministrit të FSK-së, Haki Demolli dërguar krerëve të vendit. Veseli ka thënë se nuk është mirë t’i jepet konotacion ndryshe, pasi ishte një komunikim mes institucioneve të Kosovës.

“Kemi pritur mjaftë. Për 3 vite jemi munduar të kemi koncesion politik, e mira do të ishte ta kemi përmes kushtetues, por nuk kemi hasur në mirëkuptim dhe tani është moment që të bëjmë veprime konkrete”, ka thënë Veseli.