Procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se ka përfunduar rinumërimi i 87 përqind të vendvotimeve.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87 përqind e vendvotimeve”-tha Elezi.

Elezi bëri të ditur se deri në përfundim të ditës së sotme pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit.

“Kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht. Ky proces pritet të pwrmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme “- theksoi Elezi.