Problem serioz te Barcelona

Barcelona ka shfaqur shenja të formës në rënie para muajve vendimtar të sezonit.

Tifozët e Barcelonës kanë arsye të brengosen.

Skuadra katalane barazoi me rivalin e qytetit Espanyol (2:2) duke konfirmuar shenjat e rënies së formës ideale, shkruan e përditshmja sportive madrilène “Marca”, transmeton lajmi.net.

Barcelona ka filluar të jap indikacione të formës që i ka sjellë shumë telashe në edicionet paraprake në pjesën e dytë të sezonit.

Andaj, trajneri Ernesto Valverde është i ngarkuar me detyrën ta rikthejë freskinë fizike të disa futbollistëve dhe të shtojë efikasitetin e sulmit së bashku me sigurinë në mbrojtje për të shfaqur kandidaturë për titull në La Ligë dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.