Prizreni për katër vite udhëhiqet nga…

Sipas 100 për qind të votave të numëruara, nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Prizrenit po udhëheq kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mytaher Haskuka.

Haskuka, sipas këtyre të dhënave, i ka marrë 25 mijë e 509 vota, ose 50.32 për qind, për dallim prej Shaqir Totajt të PDK-së, i cili ka marrë 25 mijë e 180 ose përkthyer në përqindje 49, 68 për qind. KQZ ka numëruar 98,63 për qind të votave në Prizren.

Sipas rezultatit të deritashëm, prin PDK për pak vota me 50,03 për qind. E VV ka 49,97 për qind.