Pritet shkarkimi i Panucit

Pozita e Christian Panuccit duket se ka pranuar lëkundje të madhe pas humbjes 0:4 kundër Skocisë.

Tekniku italian e ka gjetur vetën në pozitë shumë të palakmueshme dhe për këtë dukej në dijeni edhe në konferencën pas ndeshjes.“Nuk kam pse tërhiqem. Nëse Duka nuk ka më besim tek unë, atëherë jam i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, ishin fjalët e tij gjatë konferencës për shtyp.

“Panoramasport” shkruan se italiani mund të shkarkohet që sot, por ka gjasa edhe të shtyhet deri pas ndeshjes kundër Uellsit, përcjell lajmi.net.Tashmë, në tetë ndeshje, Shqipëria ka gjashtë humbje, një barazim dhe vetëm një fitore.Ata kanë pranuar plot 16 gola dhe kanë shënuar vetëm dy në këto tetë ndeshje.Kujtojmë se Panucci ka kontratë që i siguron atij 280 mijë euro në dy vite. Deri tani ai ka pranuar pothuajse gjysmën e kësaj shifre.