Prishtinë, tre të arrestuar për transplantim dhe trafikim të organeve

Policia raporton se dje në Çagllavicë të Prishtinës ka arrestuar dy burra të huaj dhe një shqiptar me dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore, njofton Klan Kosova.

“Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme”.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.