Prishtine, mbahet tryezë për hir të ditës ndërkombëtare të Vullnetarizmit (Foto, Video)

Sot në mbarë botën u shënua dita ndërkombëtare e vullnetarizmit, ndërsa si ngjarje nuk kaloi pa u shënuar edhe në Kosovë.

Fondacioni “Freskia” ka organizuar tribunë me temën “Roli i grave në vullnetarizëm”, me c’rast pati një diskutim lidhur me metodat e punës vullnetare, perspektivës së saj në Kosovë si dhe problemet me të cilën përballet punëtorët vullnetar në Kosovë.

Tryeza e mbajtur ne Hotel Prishtina, ishte e përbërë nga 3 njohëse të fushës, Sanija Murati, Gyltene Dërguti dhe Rovena Tujani Klinaku, kanë shtjelluar aspektet më të rëndësishme të punës vullnetare, duke filluar nga ndikimi i punës në komunitet, deri te përfitimet profesionale që marrim nga puna vullnetare.

Fondacioni “Freskia” i cili ka si punë parësore ndihmën familjeve në nevojë dhe fëmijëve jetim, ka konsideruar se mbajtja e kësaj tribune ka qenë e nevojshme duke pasë parasysh se puna vullnetare ka më shumë nevojë për nxitje dhe promovim.

Vet Fondacioni “Freskia” numëron dhjetëra vullnetarë të cilët përvec se kontribuojnë në barazi sociale, kanë mundësi të fitojnë shkathtësi të tjera në saje të aktiviteteve që kryejnë brenda organizatës. /MESAZHI/