Prishtinasit “ngufaten” me mëngjes nga ajri i ndotur

Qytetarët e Prishtinës edhe në mëngjesin e sotëm janë përballur me ndotjen e ajrit.

Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe më tutje vazhdon të jetë alarmante, shkruan lajmi.net.Qysh në mëngjesin e sotëm qytetarët e Prishtinës janë përballur me ndotjen e lartë të ajrit.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane për cilësinë ajrit, ndotja në ora 06:00 të mëngjesit ka qenë e pashëndetshme, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas kësaj matje, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 165, shkallë kjo që llogaritet të jetë e pashëndetshme.