Prishtina të enjten me seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten pritet të mbajë seancën e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë e cila do të fillojë nga ora 15:00, pritet të diskutohet e vetmja pikë e rendit të ditës “Diskutimi për ndotjen e ajrit në Prishtinë”, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i kësaj komune, Adonis Tahiri i cili ka bërë të ditur se seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.