Prishtina edhe këtë mëngjes me ajër të ndotur

Qytetarët e Kosovës, në veçanti këta që jetojnë apo veprojnë në kryeqytet, tash e sa ditë po thithin ajër të tmerrshëm.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, niveli i ndotjes së ajrit është në nivelin i pashëndetshëm.

Kështu, në matjet e bëra në 08:00 të mëngjesit, niveli ka arritur në 107 pmm.

Kjo gjendje po vazhdon tash e sa ditë, derisa shpesh është bërë thirrje që të mbyllen dritaret dhe të evitohet dalja jashtë pa nevojë.