Prishtina e Drita luajnë sfidën jetike në Pejë

Erdhi dita e rëndësishme, erdhi ndeshja e vitit në futbollin kosovar.

Sot Prishtina pret Dritën në Pejë, në duelin për titullin kampion.Ndeshja fillon prej orës 16:00.

Në Pejë do të ketë masa të rrepta sigurie, pasi që nga Gjilani do të udhëtojnë mbi 100 tifozë, sa është numri që do të futen në stadium.Dy skuadrat pritet të futen në fushë me formacionet më të mira.Prishtinën e bën kampione vetëm fitorja me dy e më shumë gola epërsi.