Prishtina barazon serinë finale me Bashkimin

Prishtina ka shënuar fitore në takimin e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Plisat triumfuan në palestrën sportive ‘Sezai Surroi’ kundër Bashkimit me rezultat 76-73 duke barazuar serinë finale në 1:1.

Te dyja skuadrat treguan një ndeshje të nivelit të lartë, ashtu siç e meriton një finale e madhe, ku dominuan aksione të bukura dhe një atmosferë fantastike e krijuar prej tifozërive të të dyja ekipeve.

Pjesa e parë ishte një ndeshje shumë e fortë, ku u veçuan gjuajtjet e sakta dhe me plot aksione, transmeton Telegrafi.

Në saje të një mbrojtje të mirë dhe efikase të dyja skuadrave, çereku i parë i takoi prizrenasve me vetëm një pikë epërsi 22-21.

Prizrenasit 20 minutshin e parë e përfunduan në dobi të tyre me një epërsi prej pikëve, gjegjësisht me rezultat, 39-37, transmeton Telegrafi.

Edhe në vazhdim të takimit ndeshja ishte e nivelizuar dhe epërsinë më të madhe e krijuan vendasit në tetë pikë.

Periudha e tretë sërish përfundoi me epërsinë e vendasve të cilën e përfunduan këtë çerek me rezultat 60-58.

Çereku i tretë ishte më i dobët sa i përket numrit të shënimeve të pikëve në saje të gabimeve të shumta të dyja ekipeve dhe kështu takimi përfundoi në dobi të ‘Plisave’ me rezultat 78-73.

Basketbollisti më efikas te Bashkimi ishte Jastin Black me 22 pikë ndërsa te mysafirët më i miri ishte Mike Moser me 21 sosh.

Kujtojmë se ndeshjen e parë e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në kryeqytet e fitoi Bashkimi me rezultat 76-66.

Theksojmë se ndeshja e tretë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të dielën në Prishtinë.