Prindërit vdiqën në aksident të dielën, 4 vajzat shqiptare apel për ndihmë

Më e vogla e çifti Karazajmi nga Maçellara e Peshkopisë qan me dënesë, ndërsa gjyshja e ngushëllon duke i thënë se babai dhe mami kanë ikur në Greqi.

Ajo nuk e kupton tragjedinë që i ka ndodhur familjes dhe se prindërit e saj nuk do të kthehen kurrë më.

Nuk është e lehtë as për gjyshërit e 4 mbesave që mbetën pa dy prindërit e tyre që prej së dielës së shkuar.

Çifti Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik me motor me 10 mars.

Çifti i ndjerë ka lënë pas 4 vajza, më e madhja 14 vjeçe dhe më e vogla 2 vjeçe.

Përkundër dhimbjes së madhe që ka pllakosur familjen, ata jetojnë në varfëri ekstreme.

Nisur nga rasti i rëndë, “Fundjavë Ndryshe” ka çelur një fushatë për ndihmë ndaj familjes.

Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë të vështirë.