Princi i Arabisë Saudite mbërrin me jaht në Portin e Durrësit (Foto)

Qyteti i Durrësit ka pritur vizitorë mjaft të rëndësishëm ditën e sotme. Njëri prej tyre është edhe Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i cili do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se tre jahte u ankoruan në kalatat 1 dhe 4 paraditen e sotme, tre anije turistike luksoze me gjatësi 74-99 metra janë ankoruar sot paradite në kalatat 1 dhe 4 të portit më të madh të vendit.

Dy prej tyre, “Kingdom” dhe “Moonlight II” që kanë lundruar nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit u ankoruan rreth orës 11.30 në kalatën 4 .

Pjesëmarrës në takimin mes Ramës dhe Princit arab do të jetë edhe ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite.

Sami Shiba tha për APD, se në anije Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud, anëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i cili do të zhvillojë një takim me kryministrin e Shqipërisë Edi Rama. /Telegrafi/