Princ Leka II: Gjithmonë do të jemi afër Kosovës

Princi Leka II që sot po qëndron në Kosovë ka thënë se këtu gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë e afërt me Kosovën.

“Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Leka në takimin me kandidatin për kryeministër nga AAK, PDK dhe Nisma, Ramush Haradinaj.

Princi Leka II ka thënë poashtu se i vjen mirë që Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti të Serbisë dhe se poashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në ndërkohë Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohen shqiptarët mes vete.

“Kënaqësi që e kemi Lartmadhërinë e tij sot këtu. Institucioni i Mbretërisë na bën më të fuqishëm në trojet tona”, ka thënë ai. /klankosova/