Prezantohet Porsche Panamera Sport Turismo më ekskluzive deri me sot (Foto)

Geneva Motor Show zakonisht përveç prodhuesve të veturave, sjellë edhe modele ekskluzive nga kompani të mëdha në industrinë e veturave të modifikuara.

Pjesë e këtij panairi do të jetë edhe modeli Porsche Panamera GrandGT modifikuar nga TechArt, transmeton Express. Ky model vjen me 90kf më shumë dhe harqe më të gjëra mbi rrota.

Por ajo çfarë e dallon dhe e bënë ekskluzive këtë veturë janë ngjyrat e gjelbër dhe kafe që janë përdorur në të. Po ashtu, ky model është më i ulët dhe ka rrotat standarde prej 22 inç.

631kf dhe 900Nm torkë bëjnë që kjo bishë përshpejtimin nga 0-100km/h ta arrij për 3.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 320km/h.