Prevalla – mali i shpresës për shërimin e kancerit

Në Prevallën e Maleve të Sharrit kosovarët po gjejnë kurë të sëmundjeve të ndryshme.

Kjo pasi po thuhet se në këtë vend, bëhet rigjenerimi i rruazave të gjakut.

Të diagnostifikuarve me kancer doktorët shpeshherë iu japin vetëm disa muaj kohë për të jetuar, pasi edhe kimioterapia mund të dështojë.

Shpresëdhënëse për këta persona është Prevalla për shkak se terapia me oksigjen, bën qelizat kancerogjene të shkatërrohen.


Për shkak të motit me shi, vizitorët ishin të pakët. Ndërsa ata që kishin ardhur për arsye shëndetësore qëndronin në hotele dhe nuk pranuan të flisnin para kamerës.

Bahredin Bajrami banor i këtij vendi, ka treguar për lajmi.net se ka pasur raste që e kanë mposhtur këtë sëmundje.

Bajrami iu ka rekomanduar atyre që kanë probleme me shëndetin të vizitojnë Prevallën.

Tush Palokaj, një vizitor i cili jeton në Gjermani ka treguar një rast se si miku i tij ka gjet shërim në këtë vend.

Vetëm brenda vitit në Kosovë janë shënuar 1500 raste të reja me kancer. E në shumë vende të botës kanceri po shndërrohet në sëmundjen me ritmet më të larta të vdekshmërisë.

Për ta tejkaluar këtë sëmundje, mjekët popullor jo rrallëherë rekomandojnë përdorimin e barnave bimore dhe të menduarit pozitivisht.

Ndërsa kurimi i plotë  ende mbetet një shpresë për të ardhmen. /Lajmi.net/