Presion në vendin e punës, psikologia tregon si duhet të reagojmë

Shumëkush mund të jetë i panjohur me termin “mobbing” ndërsa të paktën një herë në jetë mund të jetë hasur me situata ku mund të jetë ndjerë nën presion psikologjik në vendin e punës.

Psikologia Oriola Plaku ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “mobbing” nënkupton terrorizëm psikologjik në vendin e punës, i ushtruar nëpërmjet sjelljeve brutale, agresive dhe poshtëruese, në mënyrë të përsëritur, nga një koleg apo disa, kundrejt një individi të caktuar.

Më tej, ajo ka thënë se lloj komunikimi përkundrejt një kolegu apo kolege të punës, që ekziston edhe sot e kësaj dite, në Evropë, në Shqipëri dhe në botë, ka si synim të izolojë kolegun ose kolegen nga grupi i punës, ta nënshtrojë atë me ato rregulla që personi ushtrues i “Mobbing”-ut ka krijuar për të ruajtur rutinën me vite në një institucion apo në një punë të caktuar.

Sipas psikologes, Mobbing njihet si një formë e bulizimit social dhe përpos një sërë simptomash klinike shkakton edhe mungesë të dëshirës për të punuar. “Studime të shumta i referohen se grupmoshat më të prekur janë mosha nga 30-55. Kjo formë prek me shumë gjininë femërore. Mobbing është një fenomen shkatërrues për psikikë njerëzore,gjë ndjen shpirtërore dhe si fenomen dëmton rëndë punën, cilado qoftë ajo,administratë publike apo sektor privat. Individi trajtohet në mënyrë qesharake dhe ka raste që mobbing sjell edhe largimin nga vendi punës”, -ka shpjeguar psikologia për ATSH-në.

Plaku ka shpjeguar gjithashtu se një formë tjetër e mobbing është përhapja e thashethemeve që prekin jetën personale e cila bëhet nga individë të cilët kanë probleme me personalitetin ku shkaktojnë probleme psiko-somatike tek viktima.

Si duhet të reagohet kur ushtrohet “mobbing” në punë ?

-Dokumentoje me fakte sa më shumë evidence do t’iu shërbëjë të pasqyroni shqetësimet e ngritura.

-Jepi vetes kohë për të dal nga kjo situatë – Reflekto duke u përpjekur t’i japë sh zgjidhje. Është e rëndësishme që t’i drejtohesh një individi që do të mund të jap zgjidhje për situatën që gjendesh. Gjithashtu duhet të konsultohesh edhe me mjekun.

– Përzgjidh një grup që do të mbështes dhe mos u izolo– konsultohu me psikologun klinicist për të ndjekur disa seanca dhe zgjidh një avokat ku t’i drejtohesh instancave për t’i dhënë zgjidhje problemeve që keni ngritur. Qëndroni pranë njerëzve që iu mbështesin juve sepse suporti social redukton nivelet e larta të stresit.

–Jepi prioritet vetes- ku nënkupton se të përfshish veten në aktivitete të cilat ke interes dhe të pëlqejnë . Përfshirje në aktivitete të ndryshme sportive.

–Përfshihu në aktivitete që i japin kuptim ditës tuaj– përcakto qëllime të tjera dhe fokusohu të çlirosh veten sa më shumë nga ngarkesat e përjetuara.

z.tosku/j.p/ATA/

SHPËRNDAJE