Presidenti zgjedh djalin e tij për ambasador në SHBA

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka përzgjedhur një prej djemve të tij për t’u emëruar ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eduardo është aktualisht deputet në Brazil dhe pavarësisht përzgjedhjes nga babai i tij president, ende nuk e ka vendosur nëse do të pranojë të bëhet ambasador në Uashington.

”Eduardo, i cili aktualisht është deputet, është mik i fëmijëve të presidentit Donald Trump, flet anglisht, spanjisht dhe ka një përvojë shumë të gjerë në botë. Sipas mendimit tim, ai mund të jetë personi i duhur dhe mund të punojë në Uashington”, tha presidenti Bolsonaro.

Nëse Eduardo Bolsonaro pranon propozimin e presidentit, emërimi i tij si ambasador duhet të miratohet edhe nga Senati i Brazilit./tch

SHPËRNDAJE