Presidenti Thaçi: Nuk do të ketë as ndarje, as autonomi e as shkëmbim territoresh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e thirrur për media ka diskutuar sërish për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

(I plotësuar 11:55) – Thaçi ka mohuar se korrigjimi i kufijve përfshin ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se në dialog Kosova do të diskutojë si shtet i pavarur.I pyetur për paralajmërimet se këto ditë veriu i Mitrovicës mund të shpall autonomin e saj, ka thënë se nuk do të lejojmë cenimin kushtetues të Kosovës. Presidenti ka thënë se edhe më herët ka pasur paralajmërime të tilla, por që institucionet e Kosovës do të punojnë për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Ka pak gjasa që Serbia të refuzojë mirëpo unë theksoj kërkesën legjitime, mund të imagjinoj reagimin e Beogradit që do të jetë refuzues por kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është legjitime. Prandaj unë e shoh si mundësi të vogël dhe teorike që Serbia të pengoje kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Është përgjegjësi morale, historike që të shtyhet përpara kjo kërkesë.”“Unë flas vetëm për shtetin e Kosovës, ajo që i bie mirë shtetit të Kosovës dhe që e fuqizon, ndërsa sa i përket ideve të Serbisë të kamotshme për ndarje, shkëmbim, as nuk janë ide të mija e as nuk janë në diskutim, këto janë kategorikisht në kudërshtim me Kushtetutën.”

“Kosova bën marrëveshje me Serbinë vetëm si vend sovran se çfarë do të parashtrojë Serbia unë nuk marr përgjegjësi, do të marr përgjegjësi vetëm në emër të vendit tim dhe qytetarëve të mi”, ishin fjalët e të parit të vendit.