Presidenti Thaçi: Masakra e Srebrenicës, çmenduri e regjimit serb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë dedikim kushtuar 24 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Në këtë përvjetor Thaçi ka thënë se kjo masakër ishte një tjetër paralajmërim se deri në çfarë mase mund të shkonte çmenduria e regjimit serb, ku me të njëjtën logjikë vazhdoi masakrat edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

”Masakra e Srebrenicës, 24 vjet më parë, rikthej tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore – të popullvrasjeve masive. Ky gjenocid i urdhëruar nga regjimi i Millosheviqit, ku u vranë rreth 8 mijë njerëz, ishte edhe një paralajmërim se deri në çfarë mase mund të shkonte çmenduria e regjimit serb. Me të njëjtën logjikë, ky regjim vrastar vazhdoi masakrat edhe në Kosovë në vitet 1998-1999. Është fatkeqësi që edhe pas dy dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Sot, 24 vjet pas masakrës së Srebrenicës, me dhimbje të madhe i kujtojmë tmerret që ndodhën atje. HTH”