Presidenti takon Besnik Hasin: Dua Ligën e Kampionëve

0

Presidenti i klubit grek Olimpiakos, Vangelis Marinakis ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra që menaxhohet nga kosovari Besnik Hasi, ky i fundit që u zyrtarizua muajin e kaluar, objektivin kryesor e ka kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Madje këtë në sy ja ka thënë presidenti dhe anëtarët e Administratës të klubit grek trajnerit kosovar dhe lojtarëve.

Olimpiacos ende nuk e ka mësuar kundërshtarin për rrethin e parafundit në Ligën e Kampionëve. Ajo duhet pret fituesin e ndeshjes Partizan – Buducnost.