Presidenti i Filipineve iu dorëzon muslimanëve Marrëveshjen Organike Bansamoro

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i dorëzoi Marrëveshjen Organike të Bansamoro (BOL) liderit të Frontit Çlirimtar Islam Moro (MILF), Al Hajj Murad Ebrahim, të cilin e dekretoi në fund të muajit korrik të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në pallatin presidencial Malacanang morën pjesë presidenti Duterte, anëtarë të kabinetit, përfaqësues të senatit dhe kuvendit të përfaqësuesve, zyrtarë të Zyrës për Këshillim të Procesit të Paqes, përfaqësues diplomatik në Manila, përfaqësues të Komisionit të Tranzicionit Bangsamoro (BTC) dhe të MILF.

Duterte në fjalimin e tij të bërë pas dorëzimit të marrëveshjes Ebrahim-it, theksoi se para 10 ditëve e ka dekretuar ligjin. “Jemi duke përfunduar përleshjen e dhjetëra viteve”, tha Duterte.

Ai duke i falënderuar BTC dhe MILF për “përkushtimin e tyre të palëkundur” deri në procesin e dekretimit, tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e unitetit gjatë procesit të paqes.

“Po kërkoj nga vëllezërit e mi Moro, merrni pjesë në referendumin që do të organizohet, që të shfaqet dëshira juaj në aspektin absolut. Ejani të jemi bashkë në këtë proces”, u shpreh presidenti i Filipineve.

Ligji që parasheh autonomi gjithëpërfshirëse të muslimanëve Moro u dekretua nga Duterte më 25 korrik.