Presidenti i fal tre të dënuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të falur të burgosurit.

Ai ka nënshkruar dekretin për faljen e tre të burgosurve [të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale] më 27 nëntor, por vetëm tash është bërë publik.

Dekreti për faljen e të burgosurve hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e ka përgjegjësinë që të ndëmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.