Pranvera në Kosovë vjen me borë

Pas një jave me mot kryesisht të butë dhe pranveror, mëngjesi i sotëm ka sjellë edhe reshje të borës.

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë, kurse reshjet e borës mund të përzihen me reshje të shiut.

Ndërsa në dy ditët e fundit të javës, të enjten dhe të premten pritet që temperaturat të zbresin në minus gradë celsius.

Data e sotme, 20 marsi shënon edhe ditën e parë të pranverës.