Porsche Panamera e re vjen me disa ndryshime

Vetëm njohësit më të mirë të modelit Panamera, do të vërejnë menjëherë ndryshimet e lehta që ka pësuar.

Megjithëse duket se është një makinë e re, gjenerata e re e Panamera është lansuar para tri vitesh, andaj është normale që Porsche të punojë për disa freskime, para se ta sjellë modelin e ri, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, bie në sy dizajni ri i dritave dhe mbrojtëseve në të dy pjesët, që janë mbuluar me shirita, por megjithatë nuk kanë mundur të fshihen.

Pjesët tjera mbeten të njëjta, meqenëse Porsche, nuk njihet se bën ndryshime kozmetike, por fokusohet në pjesët më kryesore.

Timoni është gjëja kryesore që është ndryshuar te kjo makinë, pasi nuk e ka atë të Panamera por timonin e 911 Turbo S E-Hybrid. Ky detaj, lë të kuptohet se mund të ketë edhe pjesë tjera nga ky model, që është shumë i pëlqyeshëm.

Lansimi i Porsche Panamera ende nuk dihet se kur do të bëhet, por pritet që të ndodhë gjatë vitit që vjen, që të rivalizojë me Mercedes-AMG GT 73, që do t’i ketë 800 kuaj fuqi.