Poloni, disa të vdekur nga goditja e rrufesë

Disa persona e kanë humbur jetën nga goditja e rrufesë në Poloni, si dhe disa të tjerë janë lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi pyjor i shpëtimit njoftoi se disa persona e kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë në vargmalet Tatra në jug të Polonisë.

Ekipet e shpëtimit janë nisur në majën e malit Giewont, ku grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u përfshi nga moti i keq i ndjekur me vetëtima.

Televizioni TVN24 publikoi pamjet ku shihen shpëtimatarët të cilët përpiqen me helikopter të mbërrijnë deri në majën e malit.