Policja e Zelandës së Re me automatik, lule dhe me shami në respekt të myslimanëve

Një police në Zelandën e Re ka treguar solidarizimin e saj për viktimat e sulmit të së premtes së kaluar në një mënyrë të veçantë. Ajo ka zgjedhur që të mbulohet, mbulesë kjo që është obligim për gruan myslimane.

Policja është fotografuar dje, jashtë Varrezave të qytetit Christchurch ndërkohë që viktimat ishin duke u varrosur.

Nga sulmi terrorist i së premtes së kaluar mbetën të vdekur 50 persona, ngjarje kjo që e tronditi gjithë botën.