Policia-Vetëvendosjes: Nuk i kemi rrahur aktivistet e juaj!

Luan Keka, hetues i Policisë se Kosovës tha se sa i përket personave që e kanë marr përgjegjësinë për sulmet e fundit, kanë bashkëpunuar me operator e kompani për të arritur deri te rezultati nga është dërguar emaili, nga cila pajisje, nga cili vend.

“Personi që ka blerë pajisjen e deri te dërgimi i komunikatës, e kanë ndërlidh grupin që është arrestuar në aksionin e sotëm. Sot në mëngjesi kemi kry gjashtë bastisje në gjashtë lokacione, kemi ndaluar gjashtë të dyshuar që ndërlidhen me rastin, në shtëpitë e të cilëve kemi gjetur pajisje të ndryshme që lidhen me rastin dhe armë të ndryshme ilegale”, ka thënë Keka, duke shtuar se arrestimi lidhet vetëm me sulmin në Kuvend.

“Ne kemi ftuar ombuspersonin dhe KLDNJ-në që ti vizitojë të dyshuarit. Ata kanë pasur mbrojtësit ligjor me vete”, ka shtuar ai.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, tha se arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

“Do të parashtrojmë edhe kërkesë për masën e paraburgimit në Gjykatë”, ka thënë Islami.