Policia shpall në kërkim dy persona për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale po e hetojnë vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018.

Me këtë rast policia ka shpallur në kërkim dy persona, të cilëve ua ka publikuar fotografitë me autorizim të Prokurorisë Speciale.

“Kërkojmë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 0 800 19 999, adresen elektronike info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor “- njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

“Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar “- thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE