Policia publikon fotografitë e tre të dyshuarve që gjenden në arrati

Përfundimi i operacionit të djeshëm lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe;
> Një (1) revole
> Trembëdhjetë (13) veturave të llojeve të ndryshme
> Dy (2) motoçikleta
> Dy (2) LapTopë
> Dhjetë telefona celularë,
> Qelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

 

 

Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.