Policia londineze e konfirmon si “islamofob” sulmin me acid (VIDEO)

Sulmi me acid, i cili u krye ndaj dy muslimanëve në Londër po trajtohet si krim i urrejtjes.

Jameel Muhktar dhe kusherira e tij Resham Khan u sulmuan teksa ishin ulur në një makinë, duke pritur semaforët në mëngjesin e 21 qershorit. Deri tani, policia nuk kishte dhënë informacione nëse ishte sulm islamofob apo jo.

Mukhtar dhe Khan, pësuan djegie të rënda në fytyrë dhe trup, ndërsa Khan kishe kaluar në koma. Policia metropolitane e identifikoi sulmuesin e dyshuar si John Tomlin, 24 vjeç, por fillimisht përjashtoi “motiv fetar ose racor për krimin”. Por provat e reja kanë që policia ta hetojnë sulmin si krim të urrejtjes.

Të dy viktimat kanë mbetur me lëndime që ua ndryshuan jetën, për shkak të shenjave që kanë marrë.

Duke folur para se policia të niste hetimin e krimeve të urrejtjes, Mukhtar tha se ai dhe kushërira e tij kishin qenë në shënjestër për shkak të fesë së tyre.

“Ky është padyshim një krim urrejtjeje”, tha ai për Channel 4 News. “Unë besoj se kjo ka të bëjë me islamofobinë”.

“Nuk e di nëse njerëzit po përpiqen të hakmerren. Ne jemi njerëz të pafajshëm. Nuk e merituam këtë. Unë kurrë nuk e kisha takuar atë person. Unë nuk asnjë problem me askënd. Kushërira ime është 21 vjecar. Ajo është studente e biznesit. Pse dikush do të na e bënte këtë?”

Mukhtar, 37 vjeç, tha se nëse rolet do të ishin ndërruar, pra nëse një burrë aziatik do të kishte sulmuar nje cift anglez me acid, “i gjithë vendi do ta konsideronte sulmin si terrorist”.

Ai e përshkroi dhimbjen e vazhdueshme që po përjetonte si “hekurosje 24/7” dhe tha se po përjetonte “rrëmujë emocionale”.

Mukhtar tha se kur një njeri trokiti në dritaren e makinës, rreth orës 9.15 të mëngjesit dhe më pas e mbuloi me substancë acidi, mendoi se bëhej fjalë për ndonjë shaka. Por ai pastaj vuri re se kushërira e tij po digjej, dhe filloi të ndjejë se si rrobat e tij shkriheshin në trupin e tij.

Pa parë asgjë, ai u përpoq të largohej, por, duke qenë i verbuar dhe në dhembje, u rrëzua. Duke ulëritur, të dy u vunë re nga banorët vendas dhe u dërguan në një spital lokal.

Policia në Mançester dhe në Londër ka regjistruar rritje të madhe të krimeve të urrejtjes anti-muslimane, pasi bombardimeve të Manchester Arena dhe sulmit të Urës së Londrës, të cilat u kryen nga terroristët.

Javën e kaluar, një minibus u fut me dhunë në një qendër Muslimane në veri të Londrës. Ndërsa gjatë muajit të Ramazanit, Darren Osborne, 47 vjeç, i sulmoi me makinë dhjetëra mysliman që po dilnin nga namazi i teravive. Osborne akuzohet për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, dhe për tentimvrasjen e disa të tjerëve.

Një faqe për mbledhjen e fondeve për zonjushen Khan kishte grumbulluar më shumë se 40,000 £ deri të premten pasdite. Kjo faqe u krijua nga Daniel Mann, një mik i universitetit. /MESAZHI/