Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi të rrezikshëm

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në gjetjen e një personi të rrezikshëm i cili dyshohet për përdorim të armëve dhe vjedhje të rëndë.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

DUKAGJIN (ZEQIR) ADEMAJ i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

2- (dy) raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

2- (dy) raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com.

SHPËRNDAJE