Policia kërkon edhe deputeten Donika Kadaj- Bujupin

Policia e Kosovës po kërkon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj- Bujupi, ndaj së cilës Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër që të sillet me detyrim në seancën për rastin e hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi.net më parë raportoi se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta gjejë në shtëpinë e saj deputeten Kada- Bujupi, e as deputetin Albin Kurti.

Siç raporton KALLXO.com, në seancë prezent është vetëm deputeti Faton Topalli.

Katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që sot të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.