Policia izraelite i mëson fëmijët e shkollave fillore të vrasin “sulmuesit”

Policët izraelitë kanë dhënë një demonstrim praktik për fëmijët e shkollave fillore se si të vrasin një sulmues palestinez dhe të verifikojnë se ai është i vdekur.

Gjatë programit, katër policë izraelitë me armë M16 iu afruan një personi i cili duhej qartë të ishte palestinez dhe filloi të qëllonte në të. “Palestinezi” u rrëzua menjëherë, por policët dolën nga motoçikletat e tyre dhe vazhduan të qëllonin në të, edhe pse ai ishte i palëvizshëm, për të siguruar që ai ishte “i vdekur”.

Videoja e “demonstrimit” është bërë virale duke u shpërndarë në mediat sociale. Procesi është pikërisht i njëjtë me atë që ndodh në jetën reale kur forcat okupuese izraelite i ekzekutojnë palestinezët pa asnjë gjykim, me aludimet se ata janë “sulmues me thika”.

Sipas Haaretz, oficerët e policisë u thanë nxënësve se do të dëgjonin tingujt e të shtënave dhe eksplozivëve në mënyrë që ata të mos i kapë panika gjatë demonstrimit.

/MESAZHI/